Pesë shtetas të RMV-së në pritje të evakuimit nga Gaza

by admin
Spread the love

Autoritetet e vendit janë në përpjekje për të evakuar shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Rripi i Gazës. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor dhe një baba me dy fëmijë të vegjël.
Nënës së fëmijëve që është shtetase e Palestinës i është dhënë viza, ka deklaruar Ambasadori i ardhshëm në Tel Aviv, shpend Sadikiu, i cili sot referoi para deputetëve në Komisionin e jashtëm parlamentar.

“Ishin dy, një çift bashkëshortor dhe numri i fundit është pesë. Një baba me dy fëmijë të vegjël. Një pjesë e shtabit të krizës tani është fokusuar në Gaza në përpjekje që të tërhiqen të pestët. E pamundshme është që ne të ndikojmë në vendimin se kur do të hapet kufiri. Kjo varet nga Egjipti dhe pjesërisht nga Izraeli. Jemi në komunikim me Kajron dhe Tel Avivin”, tha Shpend Sadiku, Ambasadori i ardhshëm në Tel Aviv.
Ambasadori i ri, i cili përgjigjej në pyetjet e deputetes së VMRO-DPMNE-së, Blagica Lasovska, mes tjerash njoftoi se janë dhënë fletudhëtime për fëmijët që nuk kanë pasur pasaporta, kurse nëna e fëmijëve e cila është palestineze ka marrë vizën.

MARKETING



You may also like