Përvishi duart çun i dashur

by admin
Spread the love

Blogger-ja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, thotë se në bashkëjetesë kur të dy partnerët punojnë, është e domosdoshme që secili të japë kontributin e tij në punët e shtëpisë.

Armina, e martuar para pk javësh me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin, tha se partneri ose duhet të të ndihmojë, ose duhet të paguajë dikë për ndihmë.

“Unë them dy janë mundësitë, ose të ketë mundësi ekonomike të të sjellë dikë të të pastrojë, ose përvishi duart çun i dashur.

S’ka, shtëpia është e të dyve. Të dy duhet të kontriubojnë në mënyra të ndryshëm. Të dy janë në punë. Mendoj se të gjithë burrat janë të rrëmujshëm” tha Armina mes të tjerash.

You may also like