Përveç të hollave, japë edhe jetën për Kosovën

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje (e marte) njoftoi se është themeluar Fondi i Sigurisë, me ç’rast ftoi qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Ftesës së kryeministrit po i përgjigjen edhe emra të njohur nga estrada, kështu duke shprehur gatishmërinë që të rrisin këtë fond në të mirë të sigurisë së vendit.

Së fundi, ka qenë reperi Mozzik, që bëri të ditur përmes një statusi në Facebook, se është i gatshëm të dhurojë edhe jetën për atdheun e tij po qe nevoja, e lëre më ndihmën financiare.

“As që nuk diskutohet kontributi i asnjërit për Fondin e Sigurisë së Kosovës të gjithë sa mundemi.
Pos të hollave që do i dhuroj , jam në gjendje dhe pa menduar fare unë personalisht jap edhe jetën në dispozicion për Kosovën e dashur ! #NëseKris #LetKris #Taman Zoti i bekoftë mergimtarët !!!!  Zoti bekoftë Kosovën!”, ka qenë shkrimi i Gramos Aliut (emri i vërtet).

 


You may also like