Përveç se të shk*tërroj Zhaklinën, dëshira ime do ishte të…

by admin
Spread the love

Olta Gixhari është një nga banoret e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 2. Aktorja është shumë aktive brenda shtëpisë, teksa së fundmi ka bërë një deklaratë shumë të fortë, referuar një nga konkurrenteve që duket se ajo nuk e ka aspak qejf, Zhaklinës.

“Një ditë kur të më pyesi ‘Vëllai i Madh’ çfarë dëshire ke, përveç se të shkatërroj Zhakinën, dëshira ime do ishte të tallesha çdo ditë në shtëpi vërdallë dhë në darkë të flija këtu”- u shpreh Olta Gixhari në shtëpinë e Big Brother.

Kujtojmë që në puntatën e dytë të këtij programi, gazetarja e njohur Zhaklina Gjolla u shpall banorja më e pëlqyer nga publiku. E për këtë arsye, Vëllai i Madh e vuri përpara një zgjedhjeje, ku ajo duhet të vendoste nëse do të vijonte qëndrimin në kamper me Ronaldo Sharkën apo jo.

Zhaklina vendosi që të vijonte qëndrimin brenda shtëpisë luksoze, duke dërguar në kamper aktoren Olta Gixhari dhe tenorin Armaldo Kllogjeri. Nuk dihet ende arsyeja e mosmarrëveshjeve mes Oltës dhe Zhaklinës, teksa duket qartazi se aktorja ka diçka me gazetaren, por nuk e ka zbuluar ende.

You may also like