Përveç opozitës Escobar takohet edhe me Osmanin

by admin
Spread the love

Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, nesër do të vij përsëri në Prishtinë.

Burime të portalit FrontOnline, kanë bërë të ditur se ai do të takohet me krerët e opozitës dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Se Osmani do të takohet me Escobarin e kanë konfirmuar nga zyra e Presidentes por nuk kanë dhënë detaje tjera rreth takimit.

“Po presidentja do të takohet me Gabriel Escobar” ka bërë të ditur ky burim.

Kjo është hera e dytë brenda muajve që i angazhauari special i Presidentit amerikan, Joe Biden, vjen në Kosovë dhe mbledh opozitarët.

Herën e fundit, Escobar ka darkuar me të gjithë krerët e partive opozitare parlamentare, së bashku, në rezidencën e ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Atë kohë, emisari amerikan erdhi në Kosovë, pak ditë para afatit kur pritej të hynin në fuqi dy vendimet e Qeverisë për zbatimin e marrëveshjeve për reciprocitet në dokumente dhe targa të Serbisë.

You may also like