Personi më frymëzues për mua

by admin
Spread the love

Takimet e Kanye West, tanimë i njohur ligjërisht si Ye dhe Kim Kardashian kanë bërë lëmsh gjithë rrjetin gjatë gjithë kësaj kohe, gjë që ka nxitur dyshimet se ata mund të jenë rikthyer bashkë dhe të kenë hequr dorë nga divorci.

Mirëpo, asgjë nuk është ashtu siç duket, pasi siç e thonë edhe burimet, dyshja kanë vendosur që të ndahen ligjërisht.

Dyshja janë ende duke punuar fort dhe bashkë kur bëhet fjalë për biznesin edhe pas një periudhe të gjatë për divorc.

Së fundmi, Kim foli për marrëdhënien e saj më reperin, duke treguar se ai është ende partneri i saj i biznesit dhe ka qenë duke udhëhequr markën e saj, Skims.

“Ai ka një pjesë të vetë Skims dhe i jep skuadrës frymëzim, por edhe informacion. Kanye do të jetë gjithmonë personi më frymëzues për mua”, u shpreh ajo.

Dyshja kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe dhe kjo është bërë publike jo rrallëherë në media. Madje Kim ndihmoi reperin, tani i njohur ligjërisht si Ye, në promovimin e albumit të tij, Donda.

 “Kanye dhe Kim kanë komunikuar më mirë kohët e fundit…Ai po i sheh fëmijët edhe më shumë. Për shkak të kësaj, ata po kalojnë më shumë kohë së bashku. Më në fund ata janë në një vend të mirë. Kris me të vërtetë ndihmoi Kanye dhe Kim të komunikonin më shumë.“, tha burimi.


You may also like