Personeli mjekësor dëshmoi për zjarrin modular në spitalin e Tetovës – Shqip

by admin
Spread the love

SEANCA E RADHËS MË 2 MARS

Në seancën gjyqësore për zjarrin në spitalin modular në Tetovë sot dëshmoi personeli mjeksorë. Gjatë seancës kryesisht kishte pyetje se a kishte aparate për shuarjen e zjarrit dhe a lejohej hyrja e personave tjerë që shoqëronin pacientët. Seanca e radhës është cktuar më 2 mars.

Seanca gjyqësore për zjarrin në spitalin modular në Tetova ka vazhduar mes dëshmitarëve. Gjatë seancës kryesisht kishte pyetje se a kishte aparate për shuarjen e zjarrit dhe a lejohej hyrja e personave tjerë që shoqëronin pacientët. Gjatë seancës, seksperti Robin Boshkovski që ka kryer hetimin mbi shkaqet e zjarrit, përsëriti se zjarri është pasojë e kabllos vazhduese ku ishte i vendosur aparati për oksigjen. Infermierja Biljana Gjorgjievska, e cila ishte sot në seancë në cilësinë e dëshmitarit, tha se në dhomën e pritjes ka pasur aparate për shuarjen e zjarrit dhe se, ka pasur tabelë të vendosur ku shkruhej dalohet hyrja për të papunësuar.

Biljana Gjorgjevska , motër medicinale,

“Në natën kritike kam qenë në dhomën numër 3, ku edhe shpërthyer zjarri. Në atë dhoma kë qenë një pacient në gjendje të rëndë. Ora 19:00 kam ardhur në ndërrim, dhe kemi bërë ndarjen e terapisë. Në dhomën 3 kishim një pacient dhe pash zjarr që përhapej shumë shpejt. Dy mjekët dhe dy motra medicinale. Kishte një shoqërues për pacienten dhe si shoqërues ishte babai i saj. Nuk ka pasur shoqërues tjerë. Dera ishte e mbyllur prej brenda. Nuk kam lëshuar asnjëherë pacient të hyjë brenda. Ka pasur aparate për shuarjen e zjarrit në dhomën e pritjes”.

Seanca e radhës mbahet më 2 mars. . Të akuzuarit për këtë rast janë ish-drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi, përgjegjësi i qendrës për Kovid- Boban Vuçevski dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Të akuzuarit në fillim të seancën theksuan se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë për veprën penale me të cilën ngarkohen. Si pasojë e përfshirjes nga zjarri të spitalit modular në Tetovë, që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021, humbën jetën 14 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

You may also like