Personalisht jam për opozitë, por ka ca gjëra që s’mund të thuhen – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari para Kuvendit të partisë foli edhe për mundësinë e hyrjes së partisë që ai drejton në qeverinë e Maqedonisë. Sipas Taravarit, ai personalisht është për të qëndruar në opozitë, duke shtuar se në këto vite betejën më të madhe me BDI-në e ka pasur pikërisht partia që ai e drejton, përcjell KlanM.

I pyetur se si e sheh skenën politike, kur me hyrjen eventuale të ASH-së në qeveri, opozita do t’i mbetet një partie me dy deputetë, Taravari tha se ai për 7 vite është në opozitë dhe se këto vendime nuk janë sipas dëshirave të tij personale.

“Për vete shumë më mirë më vjen opozitarizmi, të ishte personale si Arben taravari as që e kisha diskutuar, por ka konstelacione të caktuara të cilat nuk mund të thuhen edhe publikisht. Mendoj se ndodnjëherë duhet të tregohesh diku se je i qëndrueshëm dhe duhet t’i ndihmosh do procese, para se t’i ndohmosh vetvetes”, theksoi Taravari.

Këto komente Taravari i bëri para Kuvendit partiake ku pritet të zgjidhen organet drejtuese të ASH-së dhe do të diskutohet për hyrjen eventuale të këssaj partie në qeveri./KlanMacedonia

You may also like