Përse italianët janë tifozë me Argjentinën në Katar 2022? Ja disa nga arsyet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përse italianët bëjnë tifo për Argjentinën në finalen e nesërme të Kupës së Botës? Efekti Messi, dashuria për Maradonën dhe prezenca e madhe e futbollistëve argjentinas në kampionatin italian mund të jenë disa nga arsyet kryesore që tifozët italianë mbështesin Argjentinën në këtë Botëror ku mungoi Italia.

Sipas shumë sondazheve 22.4% e italianëve mbështesin skuadrën e Messit dhe shpresojnë që Argjentina të fitojë Kupën e Botës, Katar 2022.

Por një nga arsyet kryesore pse italianët mbështesin Argjentinën është fakti që më shumë se gjysma e popullsisë argjentinase ka origjinë italiane.

Pa harruar edhe efektin Messi: stërgjyshi nga babai i yllit argjentinas është italian, gruaja e tij Antonella është me origjinë nga Kalabria, ndërsa djali i tretë quhet Ciro. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup Twitter

You may also like