Përplasjet brenda PD-së, Koço Kokëdhima nxjerr prapaskenat

by admin
Spread the love

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima shprehet se Lulzim Basha nuk ka pasur asnjë meritë për tu bërë kryetar i Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Arnautistan”, Kokëdhima tha se Basha ka qenë zgjedhje e Berishës dhe se rezultatet e tij në PD tregojnë se nuk u rrit me merita.

“Për Berishën mund të them dy ide. Së pari për ti dhënë përgjigje pyetjes a është Berisha viktimë e Bashës? Nuk mendoj se është viktimë e Bashës. Berisha ndërtoi këtë sistem. Çfarë merite kishte Basha për tu bërë kryetar? Asnjë meritë përveçse e donte Saliu. Nuk ishte domosdoshmëri apo mund të çonte PD në suksese, këto rezultate tregojnë se ai nuk u rrit me merita. Ky është projekt i Saliut, e ndërtoi vetë dhe nga një këndvështrim moral mund të themi se Basha që ka një qasje politike e harroi që është krijesë e Saliut? Pse nuk e bëri përjashtimin e Berishës në mënyrë demokratike”, tha Kokëdhima.

Kokëdhima tha se pavarësisht konflikteve të përflakura nuk duhet të mbyllim sytë përballë të vërtetave.

“Sa herë që shoh individë apo grupime që përfshihen në konflikte të përflakura aq herë nuk e injoroj faktin që para se të flas duhet të mbaj parasysh që ndajmë të njëjtën gjuhë dhe të njëjtin atdhe pavarësisht diferencave që kemi. Por kjo nuk na bën të mbyllim sytë, duhet ti shohim të gjitha të vërtetat. Që në fillim e di se çfarë do ndodhë, nuk pres surpriza nga zhvillimet e PD”, tha Kokëdhima.

You may also like