Përplasja e autobusit me pushues lë 14 të vrarë, 19 të plagosur në Indonezi (fotot)

by admin
Spread the love

14 njerëz kanë humbur jetën sot kur një autobus me 31 turistë vendas u përplas me një reklamë në provincën Xhava në Indonezi.

Autobusi që mbante 31 pasagjerë dhe dy drejtues goditi shtyllën dhe më pas u përplas me rrokullisje në rrugën drejt qytetit të dytë më të madh Surabaia.

Viktimat ishin nga fshati Benowo, që ktheheshin në shtëpi pas një fundjave të gjatë në destinacionin e njohur vendas  Dieng Plato.

Policia në Xhava tha se gabimi njerëzor është shkaku i mundshëm i aksidentit, si rezultat i lodhjes ose tejlodhjes së shoferit.

Shoferi ishte një prej të mbijetuarve dhe u dërgua në spital për plagët e tij.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin aksidente të rënda rrugore në Indonezi ku mirëmbajtja e rrugëve është e dobët dhe rregullat e qarkullimit shpesh nuk ndiqen nga shoferët.