Përparim Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e arkitektes Merita Mihovci

by admin
Spread the love

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e arkitektes Merita Mihovci.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ndjera ishte anëtare e çmuar e Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe e qytetit.

“Kontributi i saj në kryeqytet në projekte të panumërta publike, dhe përkushtimi i saj ndaj shërbimit publik, do të na mungojë të gjithëve”.

“Qëndrimi i saj pozitiv, gatishmëria për të ndihmuar dhe buzëqeshja e saj do të na mungojnë të gjithëve”.

“I shprehim ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta familjes, e të gjithë atyre që e njohën dhe e donin Meritën”, ka thënë Rama./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like