Përparim Rama njoftohet me arkitekturën e objektit të ambasadës amerikane në Kosovë

by admin
Spread the love

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka bërë të ditur se, javën që e lëmë pas, e kanë mirëpritur për vizitë kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Përparim Rama aty ka takuar ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, bashkë me disa anëtarë të tjerë të stafit të kësaj ambasade, përcjell Klankosova.tv.

Megjithatë, bëhet e ditur se Rama, si një arkitekt, është njohur me disa nga veçoritë e objektit të kësaj ambasade.

”Javën e kaluar, ne mirëpritëm kryetarin e #Prishtinës, Përparim Rama, për një turne në ambasadën në Prishtinë, objekti i parë dhe i vetëm i certifikuar #LEEDGold në Kosovë. Kryetari i bashkisë, një arkitekt i shquar, u informua për disa nga veçoritë novatore të efikasitetit të energjisë dhe ujit”.

You may also like