Përmbysje për titullin kampion, Milani triumfon në “Olimpico” kundër Lazios

by admin
Spread the love

Çfarë fitoreje nga Milani. Kuqezinjtë mposhtën me përmbysje 2-1 skuadrën e Lazios dhe mbeten në vendin e parë në renditje, në pritje të ndeshjes së prapambetur të Interit kundër Bologna në mesjavë. Shumë emocione, në një ndeshje që skuadra nga Milano e dominoi në shumicën e kohës dhe në fund e meritoi fitoren.

Milani u shtang që në minutën e katërt nga Lazio, pasi Ciro Immobile i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe nuk i dha asnjë shans portierit Maignan ta ndalte gjuajtjen e tij. Kuqezinjtë e Piolit nuk mund të pajtoheshin me rezultatin dhe u hodhën në sulm.

Rastet e rrezikshme nuk i munguan dhe në minutën e 13-të Olivier Giroud me një goditje me kokë iu arua shumë. Topi i gjuajtur prej tij përfundoi ngjitur me shtyllën pingule. Rreth minutës së 40-të kishte shumë protesta nga kuqezinjtë, për një prekje të topit me dorë nga Luis Alberto.

Për arbitrin distanca ishte shumë e vogël dhe e konsideroi të rregullt. Lazio e ruajti epërsinë në pjesën e parë dhe në të dytën vazhdoi e njëjta panoramë. Këtë herë diçka ishte ndryshe, pasi Milani shënoi.

Giroud, pas një aksioni fantastik të Leao e çoi topin në rrjetë dhe baraspeshoi rezultatin. Tjetër Milan deri në fund. Kessie u ndal nga shtylla, ndërkohë që Messias më pas kishte dy mundësi shumë të mira për të kaluar në epërsi Milanin.

Pioli i përdori të gjitha kartat, duke hedhur në fushë edhe Ibrahimovic e Rebic. Thomas Strakosha u bë shpëtimtar në dy raste ndaj Rafael Leao, kurse Ibrahimovic me një gjuajtje brenda zone gjeti këmbët e një prej lojtarëve të Lazio.

Këmbëngulja e Milanit u shpërblye në minutën e dytë shtesë, kur Ibra shërbeu për Sandro Tonalin dhe mesfushori e devijoi drejt e në rrjetë. Festë e madhe në “Olimpico”, ku ishin rreth 12 mijë tifozë të Milanit, të cilët festuan fitoren e një ndeshjeje shumë emocionuese.

Lazio-Milan 1-2
Shënues:
Immobile 4’ / Giroud 50’, Tonali 90+2’

You may also like