“Perla” e Bislimit nuk mjafton, Kosova ngec edhe ndaj Ishujve Faroe

by admin
Spread the love

Kosova nuk arrin që të marrë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Ishujve Faroe.

Pjesa e parë nuk kishte shumë raste, me Kosovën që ishte më kërkuese dhe kishte më shumë iniciativë. Krasniqin e Sadikun krijuan dy situatat më të mira për të zhbllokuar rezultatin, por në momentin e fundit nuk u treguan të saktë para porte.

Në pjesën e dytë sfida kishte një tjetër ritëm, dhe Kosova arriti që të shënonte golin e avantazhit. Uran Bislimi arriti që të shënonte një gol mjaft të bukur në të 64-ën, duke ndezur festën në Prishtinë. Megjithatë, dardanët nuk arritën që të menaxhonin avantazhin, teksa nga një goditje këndi për Kosovën situata ndryshoi në pak sekonda dhe Radosavljevic ia doli që të shënonte golin e barazimit.

Pas barazimit me Armeninë, Kosova ndalet përsëri në barazim, këtë herë me kundërshtarin e Shqipërisë në kualifikueset e kampionatit të ardhshëm europian. Dy ndeshje që i shërbejnë trajnerit Giresses për të ndërtuar skuadrën që do të nisë aventurën drejt europianit në marsin e vitit të ardhshëm./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like