Perisic: Më mungon Italia, do të rikthehem shumë shpejt

by admin
Spread the love

Ivan Perisic është i përqëndruar në Botërorin e Katarit ku Kroacia e tij po lufton për t’u kualifikuar në fazën e 1/8. Megjithatë, mesfushori i Tottenham nuk e fsheh nostaligjinë që ka për Italinë, të cilën e la në verën e kaluar për t’u transferuar nga Interi drejt “Spursave”.

“Më mungon disi Italia së bashku me Interin që do të jetë gjithmonë shtëpia ime”, shprehet fillimisht Perisic për “La Gazzetta dello Sport”. “Më së shumti më mungon Milano, i cili është qyteti ku kam qëndruar më gjatë në jetën time si futbollist.”

Perisic do të rikthehet në Milano, këtë herë me Tottenhamin e tij pasi në fazën e 1/8 të Champions League shorti i rezervoi përballjen me Milanin. “Do të kthehem shpejt dhe kam diçka të rëndësishme për të bërë. Ndeshja e Champions League kundër Milanit po më pret”, vazhdoi Perisic.

Megjithatë, vëmendja e mesfushorit kroat momentalisht është te Kupa e Botës. “Në ndeshjen e parë nuk ishim vetvetja. Kur në një grup me tre ndeshje e nis keq, je i detyruar të reagosh sa më parë dhe ne e kemi bërë këtë. Tani le të shohim se deri ku mund të arrijmë. Kur luajmë kështu, nuk kemi frikë nga askush”, përfundoi Perisic. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook

You may also like