Përfundon telenovela Skriniar, mbrojtësi nuk do të largohet nga Interi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Optimizmi i Marottas para ndeshjes kundër Bolognas la të kuptohej se marrëveshja me Milan Skriniar për rinovimin e kontratës ishte arritur. Takimi i fundit mes drejtuesve zikaltër dhe agjentëve të mbrojtësit sllovak ka konfirmuar vendimin e lojtarit për të qëndruar në Milano, duke rinovuar kontratën që e lidh me Interin.

Vendimtar ka qenë vullneti i lojtarit për të mos vënë në vështirësi Interin, pasi nuk ka dashur të përfshijë në tratativë ofertën faraonike të PSG (do të përfitonte 9 milionë euro në sezon), por ka synuar një shifër që mund të përballohet nga klubi zikaltër.

Në marrëveshjen e re, lojtari do të përfitojë një pagë fikse rreth 5.5 milionë euro, që mund të shkojë deri në 6 milionë bashkë me bonuse.

Mbeten për tu vendosur disa detaje të vogla, por tashmë është vendosur: Skriniar do të qëndrojë tek Interi. / Oversport.tv

You may also like