Përfundon takimi Zaev-Gashi: Është shënuar avancim i dukshëm në bisedimet, konsultimet vazhdojnë brenda partive

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Lidhur me takimin e radhës në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të partisë Alternativa, nga Qeveria kanë njoftuar se është shënuar avancim në bisedimet dhe tani pasojën bisedime në partitë për Qeveri të përbashkët dhe shumicë të re.

“Në takimin është konstatuar avancim evident në përputhjen e qëndrimeve dhe plotësimin e pjesës përmbajtjesore, ndërsa janë shkëmbyer edhe ide nga të dyja palët për ndarjen e përgjegjësive në nivelin më të lartë në institucionet e pushteti Qendror”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, transmeton SHENJA.

Më tej, thuhet se deri në fund të javës do të mbahen konsultimet e nevojshme në partitë me qëllim që të arrihet marrëveshja për Qeveri të përbashkët e cila do të ballafaqohet me sfidat të cilën e pret vendi, që nga pandemia dhe kriza globale energjetike deri tek realizimi i qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut. /SHENJA/

 


You may also like