Përfundon takimi me dyer të mbyllura i Escobar me Olta Xhaçkan, zbardhen detajet, cili ishte fokusi i bisedës

by admin
Spread the love

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim rreth 50 minuta me të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Diskutimet kanë ndodhur me dyer të mbyllura brenda në godinën e ministrisë së Jashtme. Nga burimet mësohet se fokusi i diskutimeve ka të bëjë me angazhimin e Shqipërisë në NATO dhe integrimin e Shqipërisë.

Në konferencën për shtyp që mbajti në Maqedoninë e Veriut, Gabriel Escobar i ka bërë thirrje BE-së që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të anëtarësohen në BE.

Ministrja Olta Xhaçka ka ndarë në Tëitter një postim pas takimit me Escobar ku i shpreh mirënjohjen SHBA për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, ndërsa shprehet se vendi ynë është i përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.

“Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët për agjendën e rajonit.”-tha ajo.

Escobar paraditen e sotme ka zhvilluar takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ndërkohë që pritet të takohet edhe me kryeministrin Rama në orën 17:00. Ndërsa në orën 19:00 pritet të zhvillojë një darkë me politikanët.

You may also like