Përfundon mbledhja, ja çka vendosi LSDM për hyrjen e ASH-së në qeveri! – Shqip

by admin
Spread the love

Këshilli ekzekutiv i LSDM-së në seancën e sotme, siç njoftojnë nga kjo parti, ka diskutuar për disa çështje aktuale, politikat ekonomike të qeverisë, kryesimin e OSBE-së, rrjedhën e procesit të skriningut me BE-në dhe mundësinë e zgjerimit të shumicës parlamentare, përcjell KlanM.

Unifikimi i shumicës qeveritare, sipas LSDM-së, nënkupton edhe bashkimin e një subjekti të ri politik – Aleancës për Shqiptarët, krahas partnerëve politikë ekzistues.

“Vlerësimi i përbashkët është se Aleanca e përkrah konceptin e Maqedonisë evropiane dhe në këtë mënyrë direkte kontribuon në realizimin e interesave strategjike, kombëtare dhe shtetërore për zbatimin e reformave dhe të gjithë hapat e nevojshme për anëtarësim në BE përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë. Këshilli ekzekutiv vendosi unanimisht që partia të vazhdojë bisedimet me Aleancën në bazë të parimeve politike dhe programore.

Për bisedime të mëtutjeshme me Aleancën, KE i LSDM-së caktoi grup punues në të cilin përveç kryetarit do të marrin pjesë edhe Mile Zeçeviq – sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski – anëtar i Bordit Qendror dhe Jovan Mitreski – koordinator i GP-së së LSDM-së./KlanMacedonia

TI RAPORTON!

You may also like