Performancat e dobëta nga Lautaro, flet agjenti i tij: Ka dhimbje në kavilje, luan me injeksione

by admin
Spread the love

Paraqitjet e dobëta në Botërorin që po zhvillohet në Katar nga Lautaro Martinez kanë vetëm një shpjegim sipas agjentit të tij. Një dhimbje në kavilje dhe fakti që po luan duke marrë injeksione janë arsyeja e performancës së dobët të sulmuesit zikaltër i cili nuk ka arritur dot të realizojë asnjë gol deri më tani për Argjentinën.

Agjenti i tij Alejandro Camano ka konfirmuar gjithçka në një intervistë për Radio La Red duke zbuluar më shumë për dëmtimin e “El Toros”. “Ka arritur në Katar me një dhimbje shumë të madhe në kaviljen e tij të djathtë dhe ka bërë disa injeksione në mënyrë që të luajë.

Deri më tani më ka kërkuar që mos të flas për këtë gjë, por tani po ndihet më mirë. Ai po punon shumë për të larguar këtë dhimbje dhe sapo kjo gjë të ndodhë, ai do të fluturojë në fushë pasi është një goleador botëror”, u shpreh Camano. /oversport.tv

You may also like