Përforcimi i parë për Milanin, 31-vjeçari firmos deri në 2027

by admin
Spread the love

Marco Sportiello është përforcimi i parë i Milanit për sezonin e ri.

Marrëveshja ishte arritur prej kohësh, teksa sot portieri italian ka firmosur kontratën zyrtare me kuqezinjtë.

31-vjeçari i dha fund aventurës me Atalantën, duke u transferuar te Milani si lojtar i lirë. “Gardiani” ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me “Djallin”, aty ku shkon si zëvendësi i Mike Maignan.

Sportiello i zë vendin rumunit Ciprian Tatarusanu, i cili është larguar pas tri sezoneve të kaluara me skuadrën e Stefano Piolit.

Tifozët presin përforcime dhe goditet e radhës së Milanit pritet të jenë Ruben Loftus-Cheek dhe Cristian Pulisic nga Chelsea./ Shqip


Top Channel

You may also like