Perez: Ancelotti është më i miri, Benzema meriton “Topin e Artë”

by admin
Spread the love

Është festë e madhe në shtëpinë e Real Madrid pasi ditën e djeshme “Galaktikët” arritën të fitonin titullin kampion pas fitores përballë Espanyol. Pas fitores fjala i takoi edhe presidentit të klubit Florentino Perez i cili nuk i kurseu aspak elozhet për lojtarët e tij.

“Është një kënaqësi e madhe, për të gjithë tifozët e Realit, Madridit, spanjës dhe gjithë botës. Kemi bërë të lumtur miliona njerëz. Mendoj se ishte një fitore totalisht e merituar, ndërtuar nga një trajner i madh si Carlo Ancelotti.

Jemi të gjithë jashtëzakonisht të kënaqur nga puna e tij, është një menaxhues shumë i mirë i njerëzve dhe i skuadrës. Mund ta them lehtësisht se ai është më i mirë në planifikimin e ndeshjeve.

Kur përmend emra të përveçëm, është e pamundur të mos citosh Benzema. Shumë i mirë në këtë sezon, gjithashtu edhe në sezonet e mëparshme.

Kjo tregon se “Topin e Artë” duhet ta kishte fituar më parë, është absurde se si nuk e ka fituar ende. Askush nuk ka dyshime se ai e meriton atë çmim”. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook

You may also like