“Përdorimi i veturave zyrtare të zvogëlohet për 50%” në këto qytete të RMV-së – Shqip

by admin
Spread the love

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton se nga sot do të hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat kundër ndotjes në Shkup, Kavadar, Kërçovë dhe Strumicë si pasojë e ndotjes dhe pranisë së lartë të grimcave PM 10 në ajrin e këtyre qyteteve.

“Sipas rekomandimeve, Ministria e Shëndetësisë është e detyruar t’u rekomandojë të gjithë personave juridikë (punëdhënësve) që të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt të mëparshëm të miokardit ose goditje në tru, pavarësisht moshës, me rekomandim të mjekut amë. Të riorganizohet orari i punës dhe personat që punojnë jashtë të punojnë nga ora 11:00 deri në orën 17:00, si dhe të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera kulturore në ambient të hapur. Rekomandohet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të detyrojë të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, institutet, ndërmarrjet publike dhe Shoqatat Aksionare në pronësi shtetërore, si dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale që të zvogëlojnë (deri në 50%) përdorimin e automjetet zyrtare”, thonë nga MMPH.

Ndryshe, Shkupi mëngjesin e sotëm ishte në top 10 qytetet më të ndotura në botë.

Lexo lajme interesante

You may also like