Përballje shumë interesante priten sot në top-ligat evropiane   – Shqip

by admin
Spread the love

Ligat më të forta evropiane të futbollit sot vazhdojnë me disa takime shumë intereseante.

Kështu në Premier League zhvillohen dy takime të javës së 26-të, ndërsa  ndeshja  kryesore padyshim se është derbi i madh anglez Liverpool dhe Manchester Unitedit, ndeshje kjo që luhet në ‘Anfield’ dhe që nis në orën 17:30.

Kjo ndeshje e dy rivalve të vjetër pritet që të sjell sfidë të ‘nxehtë’ pasi që pikët janë tejet të rëndësishme për të dyja skuadrat, sidomos Liverpool që po ‘luftojnë’ të sigurojnë një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Në La Liga, ekipi i Barcelonës në ‘Camp Nou’  takohet me Valencian  në garën për titull të kampionit, kjo ndeshje fillon në orën 16:15. Real Madrid luan në transfertë me Real Betis. Ndeshja në fjalë nis në orën 21:00.

Në Bundes ligën e Gjermanisë gjithashtu ka ndeshje interesante.Sfida më intersante pritet të jetë ajo mes Bayer Leverkusen-Hertha Berlin. Në Ligue 1,  takimi më tërheqës është  ndeshja Rennes – Marseille.

Në kampionatin e Seria A  do të zhvillohen katër ndeshjet e javës së 25-të, ndërsa derbi luhet mes Romës dhe Juventusit, ndeshje që starton në orën 20:45.

 Sh.S. /KlanMacedonia/

You may also like