Përballë Erion Veliajt, ja kush do jetë emri i njohur për primare për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka prezantuar kandidaturën për primaren për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi në deklaratën e tij nga selia blu tregoi dhe arsyet që e shtynë ta merrte këtë vendim.

“Ky vendim u arrit për disa arsye që dua ti ndaj:
Tirana ka nevojë dramatike për ndryshim. Bashkia është shfrytëzuar ndër vite.
Tirana bëhet gjithmonë e më shumë e pajetueshme, më e ndotur, pa transport alternativ.

Veliaj i duhet bashkia për një mandat të tretë që këtë abuzim, model të përfitimit te të vjedhjes ta rrisë e më shumë. Nuk e meritojnë qytetarët eksperimentin më të keq të Rilindjes”, u shpreh ai.

You may also like