Për tejkalim të shpejtësisë në Shkup dënohen 47 shoferë

by admin
Spread the love




Në territorin e Shkupit dje nga policia janë shqiptuar 141 dënime, mes të cilave 47 për tejkalim të shpejtësisë.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se 17 sanksione kanë qenë për drejtim të automjetit pa patent shoferi, nëntë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë për automjete teknikisht jo të rregullta dhe të paregjistruara, gjashtë kundërvajtje për motoçiklistë, katër sanksione për kalim në dritë të kuqe.

MPB informoi se do t’i vazhdojë kontrollet e përforcuara edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe apelon që qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit që të rrisë siguria në rrugë.


You may also like