Për të ardhur keq/ Adriano shfaqet rrugëve të Brazilit i dehur tapë

by admin
Spread the love

Dikur ishte njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian.

Mirëpo, braziliani Adriano kishte devijuar gjatë rrugës.

Ish-përfaqësuesi brazilian e kishte përjetuar shumë rëndë ndarjen nga jeta të babait të tij, me ç’rast kishte nisur të konsumonte alkool dhe ta ndiqte jetën e natës.

Kjo edhe i kishte kushtuar atij shtrenjtë, pasi më nuk ishte kurrë “Imperatori” i njëjtë.

Më pas ai u largua nga Interi dhe u rikthye në Brazil, por kurrë nuk mundi ta shpëtonte karrierën.

U pa edhe me grupe mafioze, të cilët merreshin me shitjen e lëndëve narkotike dhe me armë.

E tash, ish-futbollisti i Interit shfaqen në videon më të re, i dehur dhe i bërë tapë në një motor, ndërsa diskuton me disa persona në një rrugë të Brazilit.

Është e dhimbshme që bota e futbollit e humbi para kohe një lojtar si Adriano.

You may also like