Për Sindikatën e Policisë, propozimi për Ligjin e Pagave është i papranueshëm

by admin
Spread the love

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka folur për problemet dhe shqetësimet me të cilat përballen zyrtarët policorë.

Në raportimin e tij në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ai ka thënë se punonjësit e policisë duhet të kenë një trajtim më të dinjitetshëm.

“Për sindikatën propozimi për Ligjin për Pagat qysh në fillim ka qenë i papranueshëm, nuk e kemi çmimin për koeficient. Për neve deri tani është i panjohur, askush nuk ka dalë të na tregojë  sa është vlera e koeficientit”, ka thënë Zeqiri, njofton KlanKosova.tv.

Zeqiri ka deklaruar se shqetësim për policët mbetet edhe sigurimi shëndetësor.

“Sigurimi shëndetësor është përfolur për sa vite. Jemi policia e vetme që kemi mbetur kaq gjatë pa sigurim shëndetësor. Kemi kërkuar që ky projektligj të hyjë në agjendë, nuk jemi në dijeni pse nuk ka hyrë deri tani. Kemi kontaktuar me Byronë Kosovare të Sigurimeve. Mund ta bëjmë një sigurim shëndetësor derisa të bëhet ligji, kjo për mos me na mbet zyrtarët pa sigurim deri atëherë. Me pesë milionë euro në vit mund ta bëjmë një sigurim shëndetësor. Kjo është kërkesë e jona dhe do të jetë në vazhdimësi, shpresoj se Qeverisa do të ketë vullnet të na përgjigjet në këtë çështje”.

Ai ka theksuar se shqetësim për ata mbetet edhe dorëheqja e zyrtarëve e policorë nga puna e tyre, sipas tij, kjo nuk shenjë e mirë pasi deklaron se duhet vite që të punohet për t’u arritur profesionalizëm.

“Kemi edhe kërkesa të tjera dëshirojmë të bëhet Ligji për Paga, shujta ushqimore dhe një shpërblim në fund të vitit”, është shprehur Zeqiri.

You may also like