Për shkak të lloçit, Ballkani mund ta luajë ndeshjen ndaj Viktoria Plzen në Shqipëri

by admin
Spread the love

Kampioni i Kosovës, Ballkani mund ta luajë ndeshjen kundër Viktoria Plzen në Shqipëri, e vlefshme për Ligën e Konferencës.

Në media është raportuar se kjo ndeshje mund të luhet në një stadium tjetër jashtë Kosovës, për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kabashi në një prononcim për lajmi.net tha se ende nuk kanë marrë njoftim zyrtar nga UEFA, nëse ndeshja do të luhet diku tjetër, larg impiantit “Fadil Vokrri”.

“Ende nuk ka asgjë konkrete. Nuk kemi marrë ende njoftim zyrtar nga UEFA për stadiumin”, tha shkurtimisht Kabashi për lajmi.net.

Ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen i takon xhiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ballkani ka katër pikë në pozitën e tretë, ndërkaq Plzen është e para me 12 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/

You may also like