Për shkak të borxheve nga NQP dhe Qyteti i Shkupit: Nga nesër ka mundësi që autobusët në linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54 të mos qarkullojnë

by admin
Spread the love




Transportuesi privat i transportit urban me autobus “Makeexpress” njoftoi se është e mundur që nga nesër të mos qarkullojnë linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54 për shkak të borxhit të papaguar nga NQP dhe qyteti i Shkupit.

Pronari i kompanisë, Milorad Dimitrijevski, kërkon takim urgjent me menaxhmentin e NQP-së dhe qytetit të Shkupit.

”Për shkak të borxheve të papaguara nga NQP, është vënë në pikëpyetje funksionimi normal i transportit publik. Konkretisht, borxhi aktual i NQP ndaj kompanisë Makexpress transport është mbi 30 milionë denarë dhe ky borxh po rritet çdo ditë, linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54 ndoshta nga nesër nuk do të funksionojnë”, tha sot Dimitrijevski.

Ai kërkon pagesën e borxhit për muajin gusht, shtator dhe tetor dhe të fillojë me pagesë të rregullt të avanseve javore për transportin e ekzekutivit, transmeton MIA.


You may also like