Për një muaj janë evidentuar 1212 shkelje trafiku në Tetovë

by admin
Spread the love

Gjatë muajit të kaluar (tetor) në dhjetëra kontroll aksione lokale dhe të intensifikuara të zhvilluara në rajonin e gjerë të Tetovës janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 1212 lloje të ndryshme të parregullsive, përkatësisht kundërvajtje në komunikacion ose njëzet shkelje më shum krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në aktivitetet kontrolluese të tetorit dhe për konstatimin e kundërvajtjeve janë përjashtuar nga qarkullimi 32 automjete, prej të cilave 24 kanë pasur të skaduar regjistrimin për mbi 30 ditë, ndërsa tek 8 automjete janë konstatuar me parregullsi teknike.
Gjatë kësaj periudhe janë përjashtuar nga qarkullimi edhe 255 shofer, nga të cilët 126 drejtojnë automjete pa patentë shofer, 62 nën efektin e alkoolit, 57 vozitës fillestar dhe 10 me masë mbrojtëse ndalesë të aktive për drejtim.
Gjithashtu, muajin e kaluar janë konfiskuar përkohësisht 11 automjete me regjistrim të skaduar për më shumë se 6 muaj, 122 patentë shoferë dhe 36 leje qarkullimi trafiku, ndërsa “shërbimi i merimangës” së Tetovës ka marrë gjithsej 104 automjete të parkuara gabimisht, kryesisht në zonën qendrore të qytetit të Tetovës, ku është frekuenca më e madhe e trafikut.

You may also like