Për herë të parë, Ukraina feston Krishtlindjet më 25 dhjetor: Data e re shënon largimin nga Rusia

by admin
Spread the love

Për herë të parë që nga viti 1917, Ukraina feston Krishtlindjet më 25 dhjetor.

Kjo lëvizje nuk është thjesht një ndryshim i datës së festës, që deri një vit më parë ishte 7 janari, bazuar në kalendarin Julian që përdor Rusia. Është vazhdimi i një ndryshimi të rëndësishëm kulturor në vendin që po bën të gjitha përpjekjet për të eliminuar ndikimin e Moskës në Ukrainë. Vendi ka miratuar edhe kalendarin që përdoret në Evropë, atë Gregorian.

Ndonëse Ukraina vazhdon të vuajë agresionin rus, Krishtlindjet janë një festë e rëndësishme, edhe pse lufta ka dëmtuar rëndë ekonominë e vendit.

Fabrika e dekorimit të Klavdievo-Tarasove, në një qytet të vogël jashtë Kievit, dikur ishte një nga tre fabrikat që furnizonin të gjithë Bashkimin Sovjetik.

“Dikur kishim shumë njerëz, tani jo më”, thotë Leokadia që punon në këtë linjë prodhimi që nga viti 1978, për BBC-në.

Pas vitesh tkurrje të prodhimit, kjo fabrikë u ndal plotësisht kur forcat ruse pushtuan zonën një muaj pas fillimit të pushtimit të të Ukrainës në shkurt 2022.

“Ishte shumë e frikshme kur tanket dolën në rrugë. Ne nuk mund të dilnim jashtë. Nuk kishim informacion, ishim të shkëputur nga bota. Ishte e tmerrshme”, shpjegon Henya, një tjetër punëtore.

Megjithatë, kompania po krijon dekore të vogla për Krishtlindje që po shpërndahen në të gjithë vendin e që sjellin grimca lumturie për të gjithë.

Dëshira dhe urimi i Henya-s për Krishtlindje, ashtu si shumë ukrainas të tjerë, është vetëm një. “Duhet të besosh, të shpresosh dhe çlirimi do të ndodhë, kështu do të jetë”, shprehet ajo për median britanike.

Ukraina dhe Rusia kanë shumë lidhje dhe ngjashmëri në kulturë dhe tradita. Megjithatë identiteti i të parës po forcohet vetëm nga agresioni i të dytës. Pak vende e dinë këtë agresion më mirë se qyteti i Buçës, disa milje nga fabrika e dekorimit, aty ku trupat pushtuese vitin e kaluar u akuzuan për vrasjen e më shumë se 500 civilëve në një nga mizoritë më të këqija të luftës deri më tani.

Disa nga emrat e tyre shfaqen në një memorial argjendi pranë Kishës së Shën Andreas. Barishtet kanë filluar të dalin e lulet të çelin pikërisht në vendin ku u gjet një varr masiv gjatë pushtimit rus.

Ndërsa kupolat e saj të arta shkëlqejnë në rrezet e diellit të dimrit, ju ende mund të shihni se ku bari ka luftuar të riprodhohet.


Top Channel

You may also like