Për herë të parë në histori! Ndeshja Inter -Milan me arbitër milanez

by admin
Spread the love

Derbi Inter -Milan për herë të parë në histori do të gjykohet nga një arbitër milanez.

Simone Sozza do të ketë nderin që të arbitrojë super sfidën mes dy ekipeve që është planifikuar të luhet të shtunën në orën 18:00. 36-vjeçari në karrierën e tij ka arbitruar tre ndeshje të zikaltërve, që i kanë fituar.

Bilanc pozitiv nën gjykimin e tij kanë pasur edhe kuqezinjtë, që po ashtu në dy sfida kanë dalë me fitore. Të dyja ekipet deri më tani kanë bërë një nisje perfekte të sezonit pasi ndodhen në krye të tabelës së serisë A me 9 pikë. Edhe pse Inter mbetet favorit, Milan shpreson të bëj një paraqitje tjetër bindëse për të koleksionuar tre pikë të tjera të plota.

Trajneri kuqezi, Stefano Pioli, me përjashtim të Tomorit që u ndëshkua me të karton të kuq në ndeshjen përballë Romës dhe mbrojtësit francez Kalulu, që po vuan një tërheqje muskulare, do të ketë të gjithë ekipin në dispozicion të derbit. Përballja me interin do të jetë prova e parë për kuqezinjtë që në mesjavë do të luajnë me Newcastle në Champions League.

Afrimet e reja të kuqezinjëve në repartin e mesfushës dhe të sulmit pritet të bëjnë diferencën në këto dy sfida, e veçanërisht në derbi; ku Interi vjen me katër fitore radhazi.


Top Channel

You may also like