për ç’akuzohet i arrestuari i katërt – Shqip

by admin
Spread the love

Prokuroria e Pejës dha detaje për arrestimin e një tjetër të dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ngjarje e ndodhur pak muaj më parë.

Sipas organit të akuzës, njoftohet se në pranga është vendosur i riu me iniciale K.M. i cili do të qëndrojë në paraburgim për 48 orë.

Mësohet nga njoftimi i autoriteteve se ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes dhe mbajtja e armëve pa leje.

Gjithashtu prokuroria ka shkuar më tej duke kërkuar caktimin e arrestit me burg për të arrestuarin.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes se trefishtë në Gllogjan të Komunës së Deçanit, ka ndaluar K.M., nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat  penale ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve’ Prokurorja e çështjes, në vazhdën e hetimeve intensive për rastin në fjalë, ka autorizuar Policinë  e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë .

Po ashtu, brenda afatit ligjore, prokurorja e çështjes, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Pejës. Për rastin tragjik i cili mori jetën e tre personave dhe plagosjen e një personi, kjo prokurori është duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kujtojmë se mbrëmjen e 26 nëntorit, në Gllogjan, rreth orës 19:00, autobusi që vinte nga Gjakova u sulmua me armë, ku si pasojë pati tre jetëhumbje, dy nxënës, Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, si dhe shoferi Gani Gjokaj.

Më vonë, u arrit te autorët. Në pranga u vunë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj. Dhe dyshohet se motivi i sulmit lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020. /tesheshi.com/

 

You may also like