Pepe refuzon rikthimin te Arsenali, dëshiron të qëndrojë në Francë

by admin
Spread the love

Nicolas Pepe dëshiron ta vazhdojë karrierën në Ligue 1 te Nice, edhe pas përfundimit të huazimit.

Sulmuesi anësor, i blerë nga Arsenali për 80 milionë euro te Lille, po paraqitet mirë këtë sezon, teksa ka shënuar 8 gola.

Ai futet në vitin e fundit të kontratës me “Topçinjtë”, që do të ishin të kënaqur nëse kursejnë pagën e tij dhe marrin një tarifë transferimi në verë.

Nice nga ana tjetër nuk e ka vendosur përfundimisht se çfarë do të bëjë me Pepe, prej të cilit pret edhe pak më tepër për ta blerë përfundimisht nga Arsenali. Sulmuesi së fundmi ka kaluar një dëmtim dhe duhet t’i japë gaz për ta bindur klubin francez.


Top Channel

You may also like