Pepe drejt largimit nga Arsenali: Bezdisëse të qëndrosh në stol

by admin
Spread the love

Mund të konsiderohet një zhgënjim pasi paraqitjet e tij tek Arsenali duket se nuk kanë lënë shije të mira për asnjë. Nicolas Pepe u ble për rreth 80 milionë euro nga Arsenali, por sulmuesi nga Bregu i Fildishtë duket se nuk ka bindur asnjë pas tre sezonesh me “topçinjtë”.

Për këtë arsye edhe trajneri Arteta i ka rezervuar atij një minutash shumë të ulët gjatë sezonit. Diçka që padyshim nuk i ka pëlqyer asap Pepe, i cili po mendon të largohet nga Arsenali. Gjatë grumbullimit me Bregun e Fildishtë, ai tha disa sinjale lamtumire.

“Jam i fokusuar në finalen e sezonit dhe në qëllimin e klubit, që është hyrja në Champions League. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë – tha sulmuesi nga Bregu i Fildishtë. Është bezdisëse të mos luash. Asnjë lojtari nuk i pëlqen të mos luajë, por duhet të respektoj vendimin e trajnerit”. /oversport.tv

Foto: Arsenal, Facebook

You may also like