Pentagoni paralajmëron Kongresin amerikan: Po mbarojnë fondet për të zëvendësuar armët e Ukrainës

by admin
Spread the love

Pentagoni ka paralajmëruar Kongresin amerikan se po i mbarojnë paratë për të zëvendësuar armët që Uashingtoni ka dërguar në Ukrainë.

Një letër dërguar udhëheqësve të Kongresit thotë gjithashtu se Pentagoni është detyruar të ngadalësojë rifurnizimin e disa trupave dhe i kërkon Kongresit të plotësojë fondet për Ukrainën.

Në dokumentin, të siguruar nga Associated Press, kontrollori i Pentagonit, Michael McCord, u tha udhëheqësve të Dhomës dhe Senatit se kanë mbetur 1.6 miliardë dollarë nga shuma prej 25.9 miliardë dollarësh e dhënë më herët nga Kongresi për të rimbushur rezervat ushtarake amerikane të dërguara në Ukrainë.

Rezervat përfshijnë miliona fishekë artilerie dhe raketash që janë jetike për kundërsulmin e Ukrainës për rimarrjen e territorit të fituar nga Rusia gjatë luftës.

Zoti McCord tha se pa fonde shtesë tani, SHBA-së do t’i duhet të vonojë ose të kufizojë armët e mbrojtjes ajrore, municionet, dronët, apo pjesët për rregullimin e pajisjeve ushtarake të prishura që nevoiten me “urgjencë tani pasi Rusia përgatitet të kryejë një ofensivë dimërore”.


Top Channel

You may also like