Pendarovski po dakordohet të shkojë për vizitë zyrtare në Sofje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Stevo Pendarovski sot tha se për jo më shumë se një muaji do të shkojë për vizitë zyrtare në Bullgari. Pendarovski u shpreh se po dakordohet me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, ndërsa qëllimi është që të dy të japin kontribut në tejkalimin e kontestit mes dy vendeve.

Do të përpiqem që së shpejti të jap edhe kontribut personal në proces për arsye se konsideroj se është e rëndësishme që secili insitucion në dy vendet duhet të japë kontribut. Për jo më shumë se një muaj planifikojmë dhe dakordohemi të shkoj për vizitë zyrtare në Sofje”, u shpreh pendarovski.

Ai përshëndeti edhe metodologjinë e re duke theksuar se megjithatë jemi në fazë fillimi ku dy palët tregojnë dëshirat se si dëshiron të shkojë procesi.

You may also like