Pendarovski: Mbështes masat e propozuara për vaksinim të administratës

by admin
Spread the love




Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, në TV Sitell, tha se e mbështetë vendimin e autoriteteve shëndetësorë për masat e propozuara për vaksinimin e administratës dhe personali shëndetësore.

 “Unë e mbështes sepse të gjitha vendet e rajonit kanë masa të ngjashme, si dhe shumë vende perëndimore. I shoh reagimet në opinion, por e shoh nga pikëpamja ligjore që kjo është e ligjshme. Ekziston si prioritet në Kushtetutë që shëndeti publik është mbi të gjitha dhe më i madh se e mira private. Mendoj se vetëm kështu do ta fitojmë pandeminë”, tha Pendarovski në TV Sitell. /SHENJA/


You may also like