Pendarovski – Marin: Maqedonia e Veriut është mbështetës i fuqishëm i politikës së dyerve të hapura të NATO-s

by admin
Spread the love




Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur kryetaren e Qeverisë së Republikës së Finlandës, Sana Marin

Në fokusin e bisedimeve, siç ka njoftuar kabineti i presidentit kanë qenë marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, perspektiva e Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, zhvillimet e krijuara politike dhe ekonomike në Evropë si dhe aplikimi i Finlandës për anëtarësim në NATO.

Në takim Pendarovski ka përshëndetur tendencën për avancimin e marrëdhënieve politike me Finlandën dhe ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme rreth integrimeve të Maqedonisë së Veriut dhe politikën e zgjerimit të BE-së si proces me rëndësi strategjike për rajonin.

Në këtë rast janë shkëmbyer mendime rreth Këshillit të ardhshëm të BE-së dhe bllokadën e Bullgarisë me çka presidenti ka theksuar se procesi i zgjerimit nuk duhet të jetë peng i situatave të brendshme- politike të vendeve anëtare të Unionit.

“Në drejtim të stabilitetit dhe sigurisë të kontinentit evropian, presidenti Pendarovski ka përshëndetur aplikimin e Finlandës për hyrje në NATO. Ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut është mbështetës i fuqishëm i politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe pa kusht e mbështesim anëtarësimin e Finlandës në NATO në tërësi që do të forcojë sigurinë jo vetëm në Evropën Veriore por edhe NATO-n në tërësi”, thuhet në kumtesë.

Në takim është biseduar edhe për mënyrat e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral me Finlandën dhe përballjen me sfidat gjeopolitike të imponuara nga kriza në Ukrainë.


You may also like