Pëlqehet shumë nga Allegri, Juve vëzhgon me interes mesfushorin e Arsenal

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “As”, Juventusi ka vënë në shënjestër Thomas Partey të Arsenalit.

Mesfushori pëlqehet shumë nga Massimiliano Allegri dhe shihet si një përforcim ideal në këtë repart. Sipas “AS”, “topçinjtë” kërkojnë 35 milionë euro për kartonin e lojtarit, shifër kjo që mund të ulet nga bardhezinjtë nëse në operacion përfshihet edhe Arthur.

Është i sigurt largimi i Thomas Partey në fund të sezonit, pasi marrëdhënia e tij me teknikun Arteta nuk është shumë e mirë.

Ganezi u largua nga Atletico Madrid në verën e vitit 2020 dhe Arsenali pagoi 50 milionë euro për ta bërë të vetin. Këtë sezon lojtari ka luajtur 28 ndeshje në kampionat dhe Kupat kombëtare. / Oversport.tv

Foto: Arsenal Facebook

You may also like