Pellegrini: Mourinho është special, duhet të kemi tjetër qëndrim me arbitrat

by admin
Spread the love

Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini ka dhënë një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport ku ndër të tjera është ndalur te Mourinho, raporti i Romës me arbitrat dhe dy legjendat Totti dhe De Rossi.

“Mourinho të jep diçka që edhe nëse nuk e ke brenda, gjithsesi arrin të dalë jashtë, është special. Mancini në vend të kësaj të jep paqe mendore. Mourinho kërkon shumë vertikalitet, Mancini, ndoshta edhe për estetikën e tij, kërkon më shumë posedim për të pasur lojën në kontroll, komunikon qetësi.”

Më pas Pellegrini foli për polemikat e fundit në lidhje me disa episode të lëvizjes së ngadaltë. “Duhet të bëjmë një hap prapa, sepse askush nuk është i zemëruar me ne”, shpjegon kapiteni i Romës

“Edhe unë e kam lënë veten të shkoj shumë larg në qëndrime. Sigurisht, shpresoj që episodet si ai me Milanin të mos përsëriten, sepse presim që gjithçka me VAR të jetë perfekte, por duhet të fillojmë të kemi një qëndrim më të mirë me arbitrat”, ka shtuar Pellegrini.

Një koment edhe për Tottin dhe De Rossin, që për momentin qëndrojnë larg Romës.  “Mendoj se është e çuditshme për të gjithë. Ata janë dy legjenda dhe për marrëdhënien që kam pasur me ta them se do të doja t’i shihja çdo ditë në Trigoria. Por gjithashtu besoj se duhet të respektohen zgjedhjet që kanë bërë. Ata kanë nisur një rrugë dhe nuk po i dhurojnë asgjë, edhe nëse quhen Totti dhe De Rossi”, përfundoi mesfushori i Romës. /oversport.tv

Foto: UEFA Europa League Twitter

You may also like