Pele ende i shtruar në spital, ka vështirësi në të ushqyer dhe në të fjetur

by admin
Spread the love

Pele ka qëndruar në spital për shkak të një infeksioni të traktit urinar, ndërsa vazhdon të marrë trajtimin e kimioterapisë për një tumor në zorrën e trashë.

Legjenda 81-vjeçare braziliane u shtrua për një seancë për tumorin e tij më 13 shkurt dhe është mbajtur për shkak të infeksionit urinar. Ndërsa gjendja e tij mbetet e qëndrueshme, ai gjithashtu thuhet se “po lufton për të ngrënë ose për të fjetur”.

Ai ka mbetur i dobësuar pas një endoskopie të mërkurën e kaluar, një procedurë e përdorur në mjekësi për të parë brenda trupit.

Një raport mjekësor i marrë nga ‘ESPN’ thoshte: “Edson Arantes do Nascimento Pele u shtrua në Spitalin Israelita Albert Einstein më 13 shkrut për të vazhduar trajtimin e tumorit të zorrës së trashë, të identifikuar në shtator 2021.

“Gjatë qëndrimit të tij janë kryer ekzaminime rutinë, të cilat kanë treguar për praninë e një infeksioni urinar, fakt i cili ka zgjatur qëndrimin e pacientit në spital.

“Gjendja e tij klinike është stabile dhe lirimi nga spitali duhet të bëhet në ditët në vijim”.

Pele ka tre tumore që kërkojnë kujdes mjekësor, të vendosura në zorrë, mëlçi dhe mushkëritë e tij.

Ai pritet të nxirret në ditët në vijim, por ende nuk është caktuar një datë.

Tifozët e futbollit në mbarë botën kishin frikë për shëndetin e Pele në dhjetor, kur ai pësoi një situatë të madhe shëndetësore.

I mbiquajtur “Mbreti”, Pele fitoi tre Kupa Botërore me Brazilin midis 1958 dhe 1970.

Ai shënoi 77 gola të jashtëzakonshëm në 92 ndeshje për ekipin kombëtar, një rekord që ai e mban edhe sot e kësaj dite.

Superylli i Amerikës së Jugut gjithashtu shënoi 643 gola në 659 paraqitje për klubin Santos gjatë periudhës së tij 18-vjeçare.

You may also like