PEKIN – Eksportet kineze rriten me 18% në muajin korrik

by admin
Spread the love

PEKIN, 7 gusht /ATSH- DPA/ – Tregtia e jashtme e Kinës vazhdoi të rritet në mënyrë të papritur të fortë në korrik, me eksporte të rritura me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi autoriteti doganor kinez në Pekin.

Analistët kishin parashikuar në fakt një ngadalësim të rritjes së eksporteve kineze pas një rritjeje po aq të madhe prej 17.9% muajin e kaluar. Në të kundërt, importet në Kinë u rritën vetëm me 2.3%.

Në veçanti, tregtia e Kinës me Rusinë ka shënuar një rritje të madhe, duke u rritur në përgjithësi me 37.1%.

Importet kineze nga fqinji – i cili është subjekt i sanksioneve ekonomike ndërkombëtare për pushtimin e Ukrainës – u rritën me 49.3%, ndërsa eksportet kineze në Rusi u rritën me 22.2%.

Sipas të dhënave nga Pekini, eksportuesit evropianë vazhduan të shihnin një rënie të eksporteve drejt ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Ndërsa eksportet e Kinës në Bashkimin Evropian u rritën me 23.2%, importet e saj nga BE ranë me 7.4%. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKushi: Të rinjtë të vlerësojnë programet e shpallura prioritet kombëtar

You may also like