Peka sajon tre erdoganistë anti-Berisha

by admin
Spread the love

Një tjetër sulm ka ardhur nga media afër familjes Berisha për tre emra të afërt me opozitën, por kundërshtarë të Berishës, të cilët kanë një identitet fetar në jetën private: janë besimtarë muslimanë.

Është drejtuesi i Syrit, Çim Peka, i cili, pa u përmendur emrat, ka ngacmuar identitetin e treshes Ergys Mërtiri, Vehap Kola dhe Fitim Zekthi, ngjashëm si Berisha.

Shkak është bërë një shkrim në rrjete i të parit, Mërtirit, kundër Pekës, që më pas ky të reagojë, por duke u futur në sinore të tjera.

““Dikur brohoritej “Te sheshi, te sheshi”!
Nuk moret dot xhamine dhe doni te merrni partine, qe ta keni sa me afer xhamine. Po u’a them prape: Respektojeni Erdoganin si besim, por jo si regjim. Ju nuk jeni kunder Berishes se eshte shpallur “Non Grata” nga SHBA, ju jeni kunder tij se nuk ju bind kurre sulltanit tuaj qe te radhitej me te kunder SHBA.
Gjithsesi, komentet tuaja per Sali Berishen e Lulzim Bashen nuk jane ne radarin e “Syrit”, e vetmja media ne historine pluraliste shqiptare qe eshte perballe dhe kunder te gjitheve. Kunder qeverise hajdute dhe arrogante te Edi Rames, opozites se shitur te Lulzim Bashes dhe arrogances se “republikes se ambasadoreve”.
Po, Sali Berisha e ka ndihmuar Syrin, e ka ndihmuar me levizjen politike qe ka nis dhe fale pasqyrimit te saj nga ne e ka bere median me te ndjekur. Te jesh me i ndjekuri te sjell shume avantazhe.
Ne fund te fundit mediat audiencen kane. Por, merite jo te vogel keni edhe ju media te kapura nga Rama, Veliaj, Sulltani i Stambollit, mafia e jugut te italise, mafia e inceneratoreve, qe censuroni, mashtroni apo sulmoni kedo qe nuk funksionon per llogari te grupeve te mesiperme.
Nje vit fantastik na pret. Ps: Perdoreni ujin me shpesh se edhe moralisht ju ben me te paster. Gezuar!“, shkruan Peka, duke ironizuar dhe abdesin e msulimanëve .

Ai i quan ata “erdoganistë”, që në fakt nuk janë. As Mërtiri, as Kola e as Zekthi, nuk janë fare ithtarë të Erdoganit. Zekthi madje, në një debat televiziv, mbrojti përcaktimin e Baton Haxhiut për liderin turk si “autoritarist”.

Mërtiri është shqiptarocentrik në qasje dhe, privatisht, edhe për këtë arsye, nuk ka preferencë qoftë politike e aq më pak fetare, ndaj udhëheqësit turk.

Edhe Vehap Kola nuk është nga ata që ka shpërfaqur afeksion politik apo fetar ndaj Erdoganit.

Pra, Peka sajon diçka që s’ekziston për një sulm që tenton treshen në fjalë, duke abuzuar deri me besimin e tyre, si dhe njeriun që i është bërë “vëlla e shkuar vëllait” kryeministrit shqiptar, sidomos në ditë të vështira, pra presidentin Erdogan.

Kjo, edhe në fakti se ky i fundit e ka prishur raportin e tij me Berishën nga një besëprerje e këtij të fundit në një votim për Palestinën në OKB gjatë kohës që qeveriste.

You may also like