Peja mposhtet nga AEL-i në gjysmëfinale të BIBL-it

by admin
Spread the love

Kampionia e Kosovës në basketboll, Peja nuk ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës Ballkanike për edicionin e dytë rresht.

Të premten mbrëma, Peja pësoi nga AEL Limassoli me shifrat 99:94 në gjysmëfinale të turneut “Final 4” të Ligës Ballkanike që po mbahet në Qipro.

Dy çerekët e parë të takimit ishin të barabartë, ndonëse Peja shkoi në epërsi me një pikë (50:49). Dallimin AEL-i e bëri në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me shifrat 30:20 dhe kjo i mjaftoi për ta fituar ndeshjen dhe avancuar në finale.

Në ndeshjen finale, AEL-i do të përballet me skuadrën e Sigal Prishtinës, ndeshje që do të luhet të dielën prej orës 19:30. Ndërkohë, Peja do të përballet me Lovqenin për pozitën e tretë, po ashtu të dielën por prej orës 17:00.

Kyran McClure ishte më efikasi te AEL-i ndaj Pejës, pasi ndeshjen e mbylli me 29 pikë të shënuara.

Në anën tjetër, te Peja u veçuan Deandre Davis (24), Larry Thomas (23) dhe Jimmy Hall (22) por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen.

You may also like