Pedagogu i njohur tregon se çfarë do të ndodhë nëse Sali Berisha rikthehet në krye të selisë blu

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pedagogu Rezart Prifti thotë se në përplasjen Basha-Berisha, e humbur është shoqëria shqiptare.Në një intervistë në studion e lajmeve në MCN, Prifti përjashtoi mundësinë e largimit të Bashës nga PD-ja. Ndërkohë, sipas Priftit, edhe një rikthim i Berishës në krye të selisë blu nuk sjell asnjë shpresë.

Deklarata e Priftit:

“Shoqëria shqiptare është humbësja. Në të ardhmen e mesme e shikoj në pushtet zotin Basha. Do t’i vijë radha. Kaq e thjeshtë është shoqëria shqiptare. Unë përjashtoj mundësinë që të largohet Basha. Ai është aty për shkak të konjukturës së sistemit, por edhe për shkak të konjukturës ndërkombëtare. Berisha edhe sikur ta marrë sot selinë, nuk ka çfarë bën. Berisha ka militantët, por edhe po të fitojë është i humbur. Edhe po shkoi në seli, ai do të duhet të rikonfigurojë një PD nga fillimi”, tha Prifti.

You may also like