PE nxjerr zyrtarisht jashtë loje “Ballkanin e Hapur”, kërkon mbështetjen e “Procesit të Berlinit” me përfshirjen e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor

by admin
Spread the love

PE ka nxjerrë zyrtarisht jashtë loje nismën e përbashkët midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut e quajtur “Ballkani i Hapur” duke i dhënë një goditje direkte kryeministrit shqiptar Edi Rama, president serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevski. Nëse ministri rus Lavrov e demaskoi këtë projekt, si pjesë e një diversioni për të futur vendet e Ballkanit në sherr me Brukselin, duke i dhënë “Puthjen e Vdekjes”, PE është ekzekutuesi i pazareve Vuçiç-Rama.Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin do të zhvillojë mbledhjen e radhës sot dhe nesër (1 dhe 2 dhjetor) në Bruksel.

Ndërkohë gazeta “SOT” ka siguruar Rezolutën e cila pritet të miratohet në fund, teksa eurodeputetët në rezolutë përshëndesin nisjen e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, ndërsa gjithashtu i japin një shuplakë “Ballkanit të Hapur”, pasi siç theksohet në dokument, kërkohet mbështetje e “Procesit të Berlinit” me përfshirjen e 6 shteteve të Ballkanit.

“Inkurajon Shqipërinë të vazhdojë rolin e saj konstruktiv në zhvillimin dhe kultivimin e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e saj aktiv në nismat rajonale, duke nënvizuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes së tyre; përshëndet, në veçanti, tre marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit nga krerët e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 3 nëntor, që do të lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve në të gjithë rajonin dhe njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve ; mirëpret heqjen e tarifave të roaming ndërmjet gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor; nxit, në këtë drejtim, të gjitha palët përkatëse të negociojnë një plan që do të çonte në eliminimin përfundimtar të tarifave të roaming midis Shqipërisë dhe të gjithë anëtarëve të BE-së”, thuhet në rezolutë.

You may also like