PDK: S’do të këtë normalitet në Kuvend pa themelimin e komisionit hetimor

by admin
Spread the love

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), mbajti konferencë për media në Holllin e Kuvendit të Kosovës.

Shefi
i grupit parlamentar PDK, Abelard Tahiri, ka thënë se s’do të këtë normalitet në
Kuvend, pa themelimin e komisionit hetimor lidhur me menaxhimin e krizës për
energji elektrike.

Ai
thotë se duhet jepet llogari për 125 milionë eurot. “A nuk është normale që të kërkohet
një hetim parlamentar për janar, shkurt, mars, prill këta muaj që në emër të
krizës janë shpenzuar qindra miliona euro dhe importi ka qenë në masë tepër të
vogël. Në muajin mars kemi importuar vetëm 0,56%, dhe në prill deri më datën
24, 0.86%”. Importi s’ka ndodh, gjithë konsumin e kemi mbulu me prodhimin tonë
vendor në masë të madhe nga temrocentrali i KEK-ut. Prandaj, si PDK si inciues
të themelit të këtij komisioni në asnjë rrethanë nuk do të bijime pre e atij provokimi”.

“Ne
kërkojmë hetim parlamentar dhe ka me qenë i pashmangshëm, nuk ka me pas
normalitet parlamentar pa u themelu komisioni parlamentar”.

You may also like